BOTA NË FOKUS | “Habibi, call me senator”: Fitorja që tronditi AIPAC-un sionist
SHBA-ja nuk ka dëshmuar asnjëherë zgjedhje kaq të nxehta sa këto të mesmandatit ndërsa në zyrën ovale qëndron presidenti Donald Trump. Asnjëherë nuk ka pasur një fushatë me diskurs kaq të ashpër anti-islam dhe fyes por nga ana kurrë më parë nuk janë zgjedhur kaq shumë senatorë e kongresmenë myslimanë në historinë e SHBA-së.
Me një fjalë, këto zgjedhje kanë qenë kyçe për të konfirmuar politikat përjashtuese të Trumpit dhe republikanëve, veçanërisht në politikën e jashtme ose për t’i vënë kufirin veprimeve të tyre që për qytetarin amerikanë megjithatë kanë qenë destruktive. Këto zgjedhje u mbajtën në kohën kur SHBA-ja realisht u fut në luftën ndaj Iranit për interesa të Izraelit pa çka se Trumpi fitoi zgjedhjet presidenciale me premtimin “Amerika e para”. Lufta me Iranin ka rritur ndjeshëm çmimet e derivateve në nivel global por efektet e së cilës kanë vështirësuar dukshëm jetën e qytetarit amerikan.
Prandaj edhe vetë republikanët e kuptuan mesazhin nga kjo disfatë. Këto zgjedhje kanë sjellur një balans të rëndësishëm në politikën amerikane, një situatë që i jep kuptim të vërtetë demokracisë, sepse planet e mundshme të presidentit dhe kabinetit të tij do të duhet të përballen me Kongresin votat dërmuese në të cilin janë të opozitës.
Bëhet fjalë për parlamentin e SHBA-së, dy dhomat e të cilit kontrollohen nga demokratët. Është gjithashtu hera e parë që kaq shumë kandidatë, kryesisht republikanë, të mbështetur nga AIPAC, kanë humbur zgjedhjet pavarësisht investimeve milionëshe në fushatë. Kjo gjithashtu jep shpresë se megjithatë ndihma ushtarake amerikane për Izraelin nuk do të jetë e pakushtëzuar dhe mund të kufzizohet. Avdi Bakiju /SHENJA/

