BOTA NË FOKUS | Gaza zbulon anën tjetër të lu.ftës: Kush qëndron pas industrisë izraelite të ar.mëve?

BOTA NË FOKUS | Gaza zbulon anën tjetër të lu.ftës: Kush qëndron pas industrisë izraelite të ar.mëve?

Gjenocidi në Gaza nuk ka ndryshuar vetëm realitetin në terren, por ka hapur edhe një debat të gjerë ndërkombëtar mbi rolin e shteteve perëndimore në mbështetjen e Izraelit. Për herë të parë në këtë shkallë, vëmendja nuk është përqendruar vetëm te operacionet ushtarake izraelite, por edhe te mënyrat se si qeveritë, institucionet financiare dhe kompanitë private në Perëndim kanë kontribuar, drejtpërdrejt ose tërthorrazi, në vazhdimin e gjenocidit.

Një nga aspektet më të diskutuara është mbështetja ushtarake. Shtetet e Bashkuara mbeten furnizuesi kryesor i Izraelit me armë, municione dhe pajisje ushtarake, ndërsa vende të tjera perëndimore vazhdojnë të eksportojnë armë ose komponentë që përdoren në industrinë ushtarake izraelite.

Kritikët argumentojnë se kjo mbështetje ka ndihmuar në vazhdimin e operacioneve ushtarake në Gaza, ndërsa qeveritë përkatëse theksojnë se veprojnë në përputhje me ligjet kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare. Një tjetër element që ka marrë vëmendje të madhe është roli i sektorit financiar.

Raporte të publikuara nga organizata të ndryshme kanë identifikuar investime të fondeve pensionale, bankave, kompanive të sigurimeve dhe menaxherëve të investimeve në kompani që prodhojnë armë, pajisje ushtarake ose ofrojnë shërbime për vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze.

Ndërsa gjenocidi vazhdon, debati nuk kufizohet më vetëm te zhvillimet në fushëbetejë. Ai është zgjeruar duke përfshirë edhe përgjegjësinë politike, ushtarake, ekonomike dhe ligjore të aktorëve ndërkombëtarë, duke e kthyer rolin e shteteve perëndimore në një nga temat më të diskutuara të konfliktit. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING