BOTA NË FOKUS | Gaza sot, kampi NAZIST i përqendrimit i shekullit XXI

BOTA NË FOKUS | Gaza sot, kampi NAZIST i përqendrimit i shekullit XXI

-Të dëgjosh zërin e dridhur të nënës tënde kur thotë se nuk kanë më asnjë vend ku të shkojnë. As në veri. As në jug. As në lindje. As drejt detit, sepse edhe deti tani sjell vetëm zhurmën e anijeve luftarake dhe jehonën e shpërthimeve. Kjo është Gaza sot: një territor i shndërruar në kurth, shkruan Ahmad Najar.

MARKETING

-Kjo është ajo që nënkuptojmë kur themi “kamp përqendrimi”.

-Gaza sot është më e mbipopulluar se ç’ishte ndonjëherë Dachau. Dhe megjithatë, banorët e saj mbeten të bllokuar në një burg të hapur, muret e të cilit janë ndërtuar nga historia dhe indiferenca.

-Aty ku bota përkulet me solemnitet për viktimat e së kaluarës… hesht me turp për viktimat e së tashmes. Aushvici – simbol i së keqes absolute – sot shndërrohet në sfond për hipokrizinë më të madhe perëndimore.

-Holokausti, që duhej të ishte simbol i neverisë ndaj gjenocidit, u kthye në një platformë për të justifikuar një tjetër dhunë sistematike. Nga gjyqi i Eichmann te lufta e 1967-ës, u ndërtua një narrativë e re: që çdo kërcënim ndaj Izraelit ishte një tentativë për një Holokaust të dytë.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING