BOTA NË FOKUS | Flotiljet që sfidojnë Izraelin, goditet “Hasbara”
Tashmë qindra anija e mijëra aktivistë kanë tentuar të thyejnë bllokadën izraelite në Gaza, përmes astyre që njihen si flotiljet e lirisë, por asnjë nuk ia ka dalë të mbërrijë në Gaza. Ndërsa Izraeli vazhdon shtypjen e aktivistëve paqësor, përpjekjet e aktivistëve nuk ndalen dhe numri i tyre shtohet edhe më shumë.
Në flotiljen e fundit ishte edhe aktivisti shqiptar nga Vlora, Baki Goxhaj. Ai dhe qindra të tjerë u rrëmbyen nga ushtria izraelitë në ujërat ndërkombëtare, u dërguan në portin izraelit Ashdod dhe iu nënshtruan dhunës çnjerëzore të mbikqyrur nga ministri ekstremist Itamar Ben Gvir, pamje të cilat, ashtu si ato të gjenocidit në Gaza për 3 vjet, bënë gjiron e botës, duke goditur edhe më tej imazhin e “shtetit të vetëm demokratik në Lindjen e Mesme” dhe të “ushtrisë më të moralshme në botë”.
Me ndërhyrjen diplomatike të Turqisë, aktivistët u transportuan në Stamboll dhe nga aty u dërguan në vendet e origjinës. Me të arritur në Tiranë, Goxhaj rrëfeu torturat çnjerëzore nga ushtarët izraelitë, të cilët dhunonin në grup aktivistët.
Vërtetë që nuk kanë arritur të shkelin tokën e Gazës dhe me këtë të thyejnë bllokadën izraelite, por flotiljet e lirisë dhe aktivistët nga mbarë bota, kanë arritur ta zhveshin para syve të botës gjithë narrativën izraelite të ndërtuar përmes fushatës shumëmilionëshe të njohur si Hasbara. Avdi Bakiju /SHENJA/

