Asnjë nga kandidatët e propozuar nuk mori shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nesër seanca e radhës
![Asnjë nga kandidatët e propozuar nuk mori shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nesër seanca e radhës](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2023/09/gjykata-kushtetuese.webp)
Në Gjykatën Kushtetuese janë zhvilluar sot katër raunde të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
“Asnjë nga kandidatët e propozuar nuk ka marrë shumicën e kërkuar.
Sipas Rregullores, procedura e zgjedhjes përsëritet deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Gjykata Kushtetuese.
Seanca zgjedhore, siç është paralajmëruar, rifillon nesër në orën 10:00.