(VIDEO) Opozita: Provimi i jurisprudencës po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme

(VIDEO) Opozita: Provimi i jurisprudencës po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme

Opozita ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it dhe kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, se partia do ta braktisë Qeverinë nëse pranohet që provimi i jurisprudencës të jepet në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Nga LSDM e vlerësojnë këtë deklaratë si përpjekje të partnerit të koalicionit qeveritar për t’i krijuar alibi kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tyre, kjo është detyra e fundit e Dimitrievskit dhe ZNAM-it, pasi, siç thuhet në komunikatën e partisë, ka dështuar platforma që Mickoski ia kishte përgatitur, duke bërë që ai ta humbë të gjithë kredibilitetin në skenën politike të vendit.

MARKETING

Shik.mk

LSDM

“Provimi i jurisprudencës po përdoret tani si temë për një konflikt të pretenduar brenda koalicionit. Qëllimi është të krijohet përshtypja e tensioneve dhe të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme. Që të mos pranohet se stabiliteti financiar është rrezikuar për shkak të Alta Bankës dhe se nuk ka para në buxhet. Makso e ka marrë shpërblimin për tradhtinë ndaj partisë dhe votuesve. Tani duhet ta përfundojë detyrën e fundit”.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët e vlerësojnë deklaratën e Dimitrijevskit si përgatitje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Huzeir Mustafi nga kjo parti tha se, Dimitrievski mund ta lëshojë Qeverinë, sepse e di se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Huzeir Mustafi, ASH

“Çështja e provimit të jurisprudencës i duhet për ta përdorur në fushatë, për të luajtur rolin e “patriotit të madh”. Por, patrioti i madh në fakt është patriot me bateri prej Kinës. Çfarë tjetër do t’u thoshte votuesve në fushatë? Do ta rikthejmë emrin e shtetit? Do t’ju sigurojmë transport publik falas? Do ta rregullojmë sheshin e qytetit? Pra, të gjitha kartat e tjera i ka të djegura. Me këtë qasje tenton, sado pak, ta përmirësojë 1% të rejtingut, por kot e ka”.

Kujtojmë se, ditë më parë edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani gjatë emisionin Debat në Shenja, I cilësoi deklaratat dhe përplasjet e fundit mes ZNAM-it dhe VLEN-it si lojëra politike.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING