Arsenali fiton në frymën e fundit, Chelsea shkatërron Brightonin
Chelsea ka triumfuar 4-2 përballë Brightonit në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.
Golat për Blutë i shënoi Cole Palmer (21′, 28′, 31′, 41′), ndërsa për Pulëbardhat realizuan Georgingo Rutter (7′) dhe Carlos Baleba (34′).
Arsenali triumfoi 4-2 përballë Leicesterit, me Leandro Trossard që i shpëtoi nga barazimi në minutat e fundit.
Për Dhelprat shënoi James Justin po ashtu me dy gola.
Arsenali me këtë është në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Chelsea ka një më pak.