Italia, Roberto Mancini lë 9 futbollistë jashtë skuadre për ndeshjen me Francën
Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë nga ndeshja me Francën, Roberto Mancini bën zgjedhjet e tij për skuadrën që do të marrë më vete drejt Parisit. Po kështu kjo zgjedhje është edhe për ndeshjen ndaj Turqisë në Bologna dhe bëhet fjalë për lënien në Coverciano të 9 futbollistëe; Ahanor, Cambiaghi, Coppola, Ghilardi, Inacio, Kouadio, Mandragora, Pessina e Romano.
Sipas Federatës Italiane të Futbollit, mëngjesin e kësaj të hënë këta futbollistë nuk u stërvitën me pjesën tjetër të skuadrës dhe në orët e pasdites do t’i nënshtrohen një seance tjetër së bashku me stafin teknik. Ndërsa mes futbollistëve që kthehen në skuadër pas ndeshjes me Turqinë spikasin Barella e Gianluca Mancini, të cilëve iu shtohen edhe Daniel Maldini, Zoma e Ricci. Kur kanë kaluar 20 vjet nga finalja e Botërorit 2006, në mbrëmjen e 2 tetorit, Italia do të përballet sërish me Zinedine Zidane që sapo ka nisur aventurën e tij te Franca, në rolin e trajnerit
Në transfertën ndaj Turqisë në Bursa, Mancini kishte lënë në Coverciano 10 futbollistë: Ahanor, Barella, Coppola, Inacio, Kouadio, Daniel Maldini, Gianluca Mancini, Pessina, Ricci e Zoma. Një zgjedhje e bërë për të ruajtur energjitë për 4 ndeshjet e kësaj superfushate të Nations League me trajnerin që është i detyruar të bëjë rotacione mes 34 futbollistëve të grumbulluar. Këtyre iu bashkua edhe Zaniolo që u kthye në Udine për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral.

