Argjentina nis epokën pa Mesin me spektakël, fiton 4-0 ndaj Bolivisë
Argjentina e ka nisur me një fitore 4-0 jetën pa Lionel Mesin, të tërhequr përfundimisht nga përfaqësuesja pas finales së Botërorit të humbur në SHBA.
“Albiceleste” e nisi nën shenjën e atyre që do të udhëheqin tashmë ciklin e ri, Lautaro Martinez dhe Niko Paz, të cilët dhanë sinjalet e para se gjithsesi përfaqësuesja do të mbetet shumë konkurruese, duke e treguar në fushë në miqësoren e luajtur në Kordoba përballë Bolivisë.
Lautaro ishte ai i cili i dha avantazhin ekipit në minutën e 19, para se Niko Paz të shënonte edhe të dytin. Lojtari i Komos dha asistin për Romeron në pjesën e dytë, ndërsa në fund ishte edhe goli i Manuel Lopez i cili vulosi suksesin 4-0.
Argjentina do të luajë më 3 tetor nëj tjetër miqësore ndaj Burkina Faso, para se përballet me Beninin më 6 tetor në ndeshjen ku Mesi do t’i japë zyrtarisht lamtumirën ekipit.

