Arrestohet 22-vjeçari nga Holanda në Shkup, dyshohet për prishje të rendit dhe posedim të armës
Më 13.05.2026, rreth orës 23:40 në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria një 22-vjeçar me iniciale S.S.S., shtetas i Mbretërisë së Holandës.
Sipas informacioneve të policisë, arrestimi është bërë pas një denoncimi paraprak se rreth orës 23:35, në zonën e Qendrës në Shkup, personi ishte sjellë në mënyrë të pahijshme dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike.
Në denoncim gjithashtu është theksuar se i dyshuari ka qenë i lidhur me dyshime se ka mbajtur armë zjarri.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj personit në fjalë.

