Arlinda Hasani Sinani emërohet zëvendësguvernatore e Bankës Popullore

Arlinda Hasani Sinani emërohet zëvendësguvernatore e Bankës Popullore

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 121-të plenare, emëroi sot Arlinda Hasani Sinanin në pozitën e zëvendësguvernatores së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MARKETING

Description of image

Hasani Sinani vjen në këtë detyrë me 22 vite përvojë në sektorin bankar, ku gjatë karrierës së saj ka ushtruar funksione drejtuese në fushën e kreditimit, menaxhimit të rrezikut dhe bankingut afarist.

Karrierën e ka nisur si analiste krediti në ProCredit Bank, ndërsa më pas ka mbajtur disa pozita drejtuese, përfshirë atë të drejtoreshës së ekspoziturës, Qendrës së Biznesit dhe Sektorit për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme. Nga viti 2023 ka qenë drejtoreshë rajonale për rajonin veriperëndimor në Stopanska Banka Sh.A. Shkup.

Ajo është ekonomiste e diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe ka ndjekur trajnime të specializuara në ProCredit Academy në Frankfurt të Gjermanisë.

Hasani Sinani do ta pasojë në këtë detyrë zëvendësguvernatorin aktual, Fadil Bajrami, të cilit mandati i përfundon më 14 shtator 2026.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi votoi edhe nevojën për miratimin e plotësimeve të Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve, si dhe të 45 ndryshimeve dhe plotësimeve të tjera ligjore për harmonizimin me Ligjin për Drejtuesit e Lartë.

MARKETING