Arben Taravari: Votuesi shqiptar do të ketë dy opsione, atë të pushtetit 22 vjeçar dhe opsionin e shpresës
Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se BDI në zgjedhjet e ardhme nëse hipotetikisht do t’i ketë 15 apo 14 deputetë prej atyre do t’i ketë vetëm 5 ose 6 deputetë.
Sipas tij është e jologjikshme dhe e pasqarueshme që BDI-ja ka bërë koalicion me disa parti që problem e kanë gjysmë deputet të nxjerrin.
“Por edhe me etnitë tjera, BDI në të kaluarën ka qenë aq e sigurt që fiton, bile bile i ka nënçmuar edhe ato të cilët kanë patur një far potencial politik. Por mua më gëzon fakti që ndodhi ky seleksionimi politik që janë së bashku dhe nga ana tjetër jemi së bashku ne që jemi opozitë shqiptarë, dhe pas vitit 2002 votuesi shqiptar të ketë dy opsione: opsionin e pushtetit 22 vjeçar dhe opsionin e shpresës, ndryshimin apo rotacionin politik”, u shpreh Arben Taravari.