Anëtari i kryesisë së BESËS rreshtohet me BDI-në e Rafiz Alitit në Saraj

Anëtari i kryesisë së BESËS rreshtohet me BDI-në e Rafiz Alitit në Saraj

Anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA, Sani Saidi, së fundmi është rreshtuar me politikat e BDI-së të Ali Ahmetit, më konkretisht në Saraj me koordinatorin e degës, Rafiz Aliti. Saidi po ashtu është aktualisht drejtor i “Vardar Film”.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Saidit:

Politikat avansuese e shtetëndërtuese, hapësira e besimi që po ju jepet kuadrove të rinj e profesionist në udhëheqjen e shumë proceseve kapitale në të mirën e shoqërisë e shtetit që janë filluar e pritet të përmbyllen janë vetëm disa nga pikat kyçe që i ndajm sëbashku me mikun e familjes dhe kordinatorin për Sarajin të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rafiz Aliti – Mësuesi e që janë arsye që un bashkë me familjarë, shokë e bashkëveprimtarë të mi vendosëm ti bashkohemi e kontribuojm për këtë kauzë të cilën e udhëheq lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti tanimë disa dekada me rradhë.

Ndjesi e mirë të rikthehesh në shtëpin për të cilën kemi kontribuar familjarisht në fillimet e saj nga 2001!

MARKETING