AKI formon Grupin Koordinues të Këshilltarëve në Shkup, Selami: Përkrahja e buxhetit të vitit 2027 varet nga pranimi i propozimeve tona
Me iniciativën tonë, së bashku me të gjithë këshilltarët komunalë të AKI-së që gravitojnë në Shkup, formuam Grupin Koordinues të Këshilltarëve të AKI-së në Qytetin e Shkupit!
Tema kryesore e takimit të sotëm ishte Propozim-Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2027.
Përveç thirrjes sonë drejtuar qytetarëve që të paraqesin propozimet dhe kërkesat e tyre për projekte konkrete, edhe këshilltarët komunalë nga komunat që gravitojnë në Qytetin e Shkupit propozuan projekte kyçe, të cilat burojnë nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Qëndrimi ynë është i qartë dhe parimor:
Të gjitha projektet dhe kërkesat që janë në interes të qytetarëve do t’i propozojmë në kuadër të Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2027.
Nëse Kryetari i Qytetit të Shkupit i pranon dhe i përfshin këto propozime në buxhet, do ta kenë përkrahjen tonë gjatë votimit të tij.
Nëse nuk pranohen, do të angazhohemi që të njëjtat t’i kërkojmë përmes amendamenteve në buxhet.
Nëse as propozimet tona dhe as amendamentet nuk pranohen, atëherë nuk do ta përkrahim Propozim Buxhetin e vitit 2027!
Gjithashtu, u dakorduam për koordinim të vazhdueshëm, llogaridhënie dhe iniciativa të përbashkëta ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunave Çair, Saraj, Butel, Shuto Orizarë dhe Gazi Babë!
U dakorduam që çdo tre muaj të dalim para qytetarëve me llogaridhënie për punën tonë, iniciativat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura!
Për ne, prioritet janë kërkesat e qytetarëve, projektet konkrete dhe përgjegjësia ndaj tyre!
Çdoherë pranë qytetarëve!

