Selmani: Arkivi i Shqipërisë solli në Muzeun e Manastirit të gjitha dokumentet historike të kohës

Selmani: Arkivi i Shqipërisë solli në Muzeun e Manastirit të gjitha dokumentet historike të kohës

Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Manastir, Imer Selmani, në emisionin “IMPAKT”, në TV SHENJA, ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ai ka vlerësuar funksionalizimin e sistemit “One Stop” në pikën kufitare Qafë Thanë, si dhe kontributin e Shqipërisë në pasurimin e Muzeut të Manastirit me dokumente dhe materiale historike nga Arkivi Shtetëror i Shqipërisë.

“Jo rastësisht 22 nëntori u përcaktua si datë ku u vu në fuqi ose u shpalos One Stop-i, kontrolla në një pikë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë dhe porositë dhe mesazhet që dhanë të dy kryeministrat gjatë ceremonisë së hapjes dhe takimin që mbajtën pastaj tet-a-tet të dy kryeministrat – kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Shqipërisë, ishte pikërisht në vijën e afrimit dhe bashkëpunimit më të fuqishëm institucional mes dy vendeve.

Gjithashtu duhet të nënvizoj se, për herë të parë Republika e Shqipërisë ka bërë një punë shumë të mirë, shumë efektive sa i përket Muzeut të Manastirit. Përveç që muzeu nga ana dekorative bëri një dekorim të mirë brenda hapësirave, gjithë ekspozitat, dokumentet historike, fotografitë e ndryshme, dokumentet e kohës nga ana e Arkivit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë u sollën, janë vendosur dhe pikërisht në Ditën e Alfabetit, në Ditën e Kongresit të Manastirit, ata u nxorën para opinionit, para publikut dhe para gjithë vizitorëve të cilët atë ditë ishin, por vazhdojnë të vijnë si mysafirë, të vizitojnë Kongresin”, u shpreh Imer Selmani në emisionin “IMPAKT”.

MARKETING