Presidenti Erdogan: 16 të vdekur dhe 13 të lënduar nga shpërthimi në një fabrikë çeliku në Turqinë perëndimore

Presidenti Erdogan: 16 të vdekur dhe 13 të lënduar nga shpërthimi në një fabrikë çeliku në Turqinë perëndimore

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë lënduar, përfshirë dy në gjendje të rëndë, nga një shpërthim në një fabrikë çeliku në perëndim të Turqisë të hënën, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Duke folur pas një mbledhjeje të Kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara, presidenti Erdogan tha se kanë nisur hetime gjyqësore dhe administrative për të përcaktuar shkakun e shpërthimit në rrethin Aliaga të Izmirit dhe për të identifikuar përgjegjësit.

“Për shpërthimin ka nisur hetim si në aspektin gjyqësor, ashtu edhe në atë administrativ. Do të përcaktohen shkaku dhe rrethanat e këtij incidenti tragjik, i cili e ka pikëlluar thellësisht vendin tonë, si dhe çdo neglizhencë e personat përgjegjës”, tha Erdogan.

Guvernatori i Izmirit, Suleyman Elban, tha se shpërthimi ndodhi rreth orës 11:46 sipas kohës lokale në fabrikën e hekurit dhe çelikut HABAS, gjatë punimeve për zëvendësimin e furrës.

Elban tha se një vinç i montuar në tavan u shemb, duke bërë që materialet të binin në një furrë me hark elektrik dhe të shkaktonin shpërthimin pasi dëmtuan një tubacion të gazit natyror.

Fillimisht, guvernatori raportoi për dhjetë viktima dhe 15 të plagosur, përfshirë katër punëtorë në gjendje të rëndë.

Ai tha se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin dhe se besohej se katër persona kishin mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Sipas Elbanit, rreth 200 punëtorë ndodheshin në objekt gjatë punimeve të mirëmbajtjes, krahasuar me më shumë se 300 gjatë turneve të zakonshme të prodhimit. Deri më tani nuk është arrestuar askush, ndërsa hetimet gjyqësore dhe administrative janë në vijim.

Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Vedat Isikhan, dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ishin nisur drejt rajonit, ndërsa pritej që edhe ministri i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu, të vizitonte Izmirin.

MARKETING