(VIDEO) Festat e Nëntorit, në sheshin Skënderbeu u mbajt manifestimi “20 vjet krenari”
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të vendosjes së përmendores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Komuna e Çairit ka organizuar manifestimin qendror me moton “20 Vjet Krenari”.
Duke uruar qytetarët për festën, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, iu drejtua të pranishmëve me një fjalim, në të cilin theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të këtij përvjetori. Ai tha se shqiptarët e kësaj ane, me vendosjen e përmendores së Skënderbeut 20 vjet më parë, i dhanë 28 Nëntorit një domethënie të veçantë, duke e kthyer atë edhe në një simbol të identitetit dhe krenarisë kombëtare.
IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Me 28 Nëntor, në vitin 2006, pas shumë përpjekjesh, pengesave, e kundërshtimeve, në qendër të Shkupit vendosem shtatoren e kryeheroit tonë kombëtare, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ata që i mbajnë mend rrethanat e asaj kohe, e dijnë mirë se çfarë peshe ai akt për shqitparët”.
Mexhiti tha se për gjithë këto vite, realiteti i shqiptarëve ka ndryshuar shumë. Sipas tij, shumë prej atyreve që dikur dukeshin të pamundrua për shqiptarët, sot janë bërë pjesë e përditshmërisë.
Në këtë manifestim morën pjesë qytetarë të shumtë, si dhe personalitete të artit dhe kulturës. Në skenë, u paraqit edhe aktori dhe poeti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, i cili interpretoi një pjes artistike.
Pjesë e manifestimit ishte edhe programi artistik i Ansamblit, i cili me valle dhe interpretime tradicionale i dha një dimension tjetër festës.
Samir Mustafa /SHENJA/

