Ademi: Pse VLEN-it i pengon mesazhi i presidentit Begaj për gjuhën shqipe?

Ademi: Pse VLEN-it i pengon mesazhi i presidentit Begaj për gjuhën shqipe?

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka komentuar deklaratën e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili në një takim me të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe për identitetin kombëtar.

“Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari!”, shkruan Ademi, duke iu referuar mesazhit të presidentit Begaj.

Ai ka shprehur habinë se pse ky mesazh, sipas tij, po shkakton shqetësim te disa përfaqësues të VLEN-it.

Ademi ngre pikëpyetje mbi qëndrimin e tyre ndaj kërkesave për përdorimin e gjuhës shqipe dhe zbatimin e plotë të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Por, për çudi, ky mesazh duket se po i pengon disa përfaqësues të VLEN-it. Pse vallë? Çfarë i shqetëson në këtë mesazh? Pse u pengon kërkesa për përdorimin e gjuhës shqipe dhe zbatimin e plotë të ligjit që e rregullon atë? A nuk është kjo detyra e tyre e parë?”, përfundon reagimin e tij Ademi.

MARKETING