(VIDEO) Mickoski paralajmëron shtrenjtim, Filipçe thotë se ai ndjell frikë

(VIDEO) Mickoski paralajmëron shtrenjtim, Filipçe thotë se ai ndjell frikë

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri një paralajëmrim shqetësues se na pret një dimër shumë i vështirë dhe se ka ndjesinë se po zhvillohet një luftë e tretë e qetë botërore. Ndërsa sot, u pyet që të sqaroj se çfarë ka dashur të thotë me këto deklarata të cilat i frikësuan qytetarët. Ai theksoi se bota po përjeton krizën më të madhe historike të energjisë, prandaj nuk përjashtoi mundësinë e rritjes së sidomos çmimeve të energjisë elektrike dhe termike edhe pse thotë se nuk do të lejojnë të ketë rritje drastike.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Ajo që paralajëmroj gjithë kohës është ajo se botën e pret një dimër tepër i vështirë, sidomos Evropën, kur bëhet fjalë për energjinë. Këtu para se gjithash mendoj për energjinë elektrike, pastaj për derivtatet dizel dhe benzinën pa plumb dhe këtu flas për çmime të larta sepse nëse sot i shihni bursat do të vëreni gazi është trefish më i shtrenjtë për një vit, pra nga ajo që ishte vitin e kaluar. Energjia elektrike për një kohë të gjatë është 4-5 fish më e shtrenjtë nga vjet ose disa vite më parë. Rezervat e gazit në Evropë janë në nivelin më të ulët në 15 vitet e fundit”.

Këtë deklaratë e ka komentuar edhe kryetari i LSDM-së Venko Filipçe. Ai shprehet se Mickoski edhe pse ka premtuar se energjia elektrike nuk do të shtrenjtohet, tani paralajëmron shtrenjtim të ri, me çka thekson se kjo do të godis drejtëpërdrejtë standardin e qytetarëve. Ndërsa thekson se Mickoski si Vuçiq e Orban, po i frikëson qytetarët me luftë të tretë botërore.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“E dëgjova pak më parë Hristijan Mickoskin, po e vazhdon narrativën e dy mentorëve të tij, të cilët nuk janë më, Orban dhe Vuçiq, ky është i fundit, që e përdor narrativën se ka Luftë të Tretë Botërore, ai paska një ndjesi të tillë e kështu me radhë… Çfarë do të ndodh pas Vitit të Ri? Kjo rritje e rrzmës për 2-3% shtesë do të shkaktoj sërisht shtrenjtim të të gjitha produkteve tek ne”.

Filipçe theksoi se derisa Mickoski merret me skenarë gjeopolitikë dhe i frikëson qytetarët, realiteti në Maqedoni është se çmimet po rriten, energjia elektrike do të bëhet përsëri më e shtrenjtë dhe buxhetet familjare po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u përballuar.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING