Shtypshkronja “Focusprint” i bashkohet nismës së OKH Merhamet për libra falas në nder të Kongresit të Manastirit
Nisma e OKH Merhamet, “Libraria e Çarshisë”: libra falas në nder të Kongresit të Manastirit, ka marr jehonë dhe përkrahje nga shumë organizata dhe shtëpi botuese. Shtypshkronja “Focusprit”, ka mbështetur iniciatën e OKH Merhamet.
Falënderojmë Shtypshkronjën ‘Focusprint’ që përkrah “Librarinë e Çarshisë”, nismën tonë me libra falas në nder të Kongresit të Manastirit.
Fjala e shkruar arrin te lexuesi falë mjeshtërisë dhe përkushtimit të shtypshkronjave. Ju faleminderit që, me përkrahjen tuaj, i afroni librat edhe më shumë lexuesve tanë”, thuhet nga OKH Merhamet.

