Toshkovski, Vellkovski dhe Saveski dakorduan masa urgjente për t’u përballur me dhunën në familje
Prokuroria Publike, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Politikës Sociale kanë rënë dakord për masa të përbashkëta për reagim më të shpejtë dhe efikas ndaj rasteve të dhunës në familje.
Vendimi u mor në një takim mes prokurorit publik Nenad Saveski dhe ministrave Pançe Toshkovski dhe Gjoko Velkovski.
Sipas marrëveshjes, policia do ta njoftojë menjëherë prokurorinë për çdo rast të raportuar. Më pas, prokuroria do të koordinojë punën me policinë dhe qendrat për punë sociale për mbledhjen e provave, vlerësimin e rrezikut dhe sigurimin e mbrojtjes së viktimave.
Gjithashtu, të tri institucionet do të caktojnë persona përgjegjës për komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm.
Qëllimi i këtyre masave është reagimi më i shpejtë, mbrojtja në kohë e viktimave dhe ndjekja më efikase penale e kryerësve të dhunës në familje.

