Ka nisur Universiada Mbarëkombëtare “Çair 2026”, Çairi bashkon studentët shqiptarë nga rajoni

Ka nisur Universiada Mbarëkombëtare “Çair 2026”, Çairi bashkon studentët shqiptarë nga rajoni

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair ka nisur Universiada Mbarëkombëtare “Çair 2026”, e cila për dy ditë do të bashkojë studentë dhe ekipe sportive nga universitetet shqiptare të Shkupit, Tetovës, Prishtinës, Tiranës dhe Vlorës.

Përmes kësaj ngjarjeje sportive synohet të promovohen sporti, bashkëpunimi ndëruniversitar dhe lidhjet mes të rinjve shqiptarë nga rajoni.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar rëndësinë e investimeve në sport dhe hapësirat publike, duke vlerësuar se organizimi i aktiviteteve të tilla e shndërron Çairin dhe Shkupin në pikëtakim të studentëve shqiptarë.

Ai gjithashtu ka falënderuar Universitetin “Nënë Tereza” dhe Këshillin Organizativ për organizimin e këtij aktiviteti, si dhe universitetet dhe federatat pjesëmarrëse nga Kosova dhe Shqipëria, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në aktivitete të tjera të përbashkëta.

MARKETING