VLEN: Miratohet marrëveshja për kontrolle të përbashkëta kufitare me Shqipërinë

VLEN: Miratohet marrëveshja për kontrolle të përbashkëta kufitare me Shqipërinë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar marrëveshjen për vendkalime dhe kontrolle të përbashkëta kufitare me Shqipërinë, e cila parasheh lehtësimin e qarkullimit në pesë pika kufitare, përfshirë edhe Qafë Thanën.

MARKETING

Shik.mk

Sipas njoftimit të VLEN-it, marrëveshja mundëson që kontrollet kufitare të kryhen me një ndalesë të vetme, duke synuar shkurtimin e pritjeve për qytetarët dhe lehtësimin e transportit të mallrave.

Nga VLEN theksojnë se zbatimi i kësaj marrëveshjeje pritet të ndikojë pozitivisht në tregti, turizëm dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur në pikat kufitare krijohen kolona të gjata.

Ky zhvillim vjen në kuadër të angazhimeve për forcimin e lidhjeve rajonale me Shqipërinë dhe Kosovën, përfshirë projektet infrastrukturore dhe energjetike.

Me këtë marrëveshje synohet lehtësimi i kalimit kufitar dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.

MARKETING