(VIDEO) FiIipçe akuzon se Bozhinovska është autore e skemës së krimeve energjetike

(VIDEO) FiIipçe akuzon se Bozhinovska është autore e skemës së krimeve energjetike

 

MARKETING

Shik.mk

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe akuzoi se në sektorin e energjetikës po realizoht një skemë korruptive përmes tregtimit me energji elektrike, matësve dhe marrëveshjeve të blerjes dhe shitjes, në të cilat ndërthuren interesat e biznesit dhe ato politike të aleancës Vuçiq-Mickoski.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Lidhjet kriminale të biznesit. Fillimisht në energjetikë, në të cilën kontraktues lokal është ministrja Sanja Bozhinovska. Lidhjet me Rudnap, tregtimin me energji elektrike, lidhjet me Dushan Adamoviqin”.

Ai akuzoi se kryeministri Hristijan Mickoski nuk e ka sqaruar relacionin e tij me Adamoviqin, me të cilin ekzitojnë edhe fotografi të takimeve të tyre.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Personi i cili u emërua konsull nderi, njeriu që Hristijan Mickoski nuk e tha kurrë, edhe pse pati takime, për të cilat ka fotografi, se çfarë marrëdhënie kishte me të. Matësit, marrëveshjet e blerjes e kështu me radhë. E gjitha kjo është një shemë e madhe korruptive me të cilat vidhen para për qytetarët, varfërohet Maqedonia, e gjitha në shërbim të interesave biznesore të këtij pushteti”.

Filipçe theksoi se energjetika është pjesë e një sistemi të gjerë të interesave të lidhura biznesi dhe politike dhe akuzoi qeverinë për asgjësim të papërgjegjshëm të burimeve kombëtare, duke theksuar se pasuria kombëtare po shitet.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING