(VIDEO) Ministrja e Energjetikës i mbijeton interpelancës në Kuvend

(VIDEO) Ministrja e Energjetikës i mbijeton interpelancës në Kuvend

Në Kuvend dështoi interpelanca kundër ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska. Nëntëmbëdhjetë deputetë votuan pro interpelancës dhe 63 kundër. Deputeti i Levicës, Amar Mecinoviq, duke shpjeguar arsyet e interpelancës, theksoi se Ministria u formua me premtimin për të sjellë rend në sistemin energjetik, ndërsa nuk ka ofruar zgjidhje për asnjë nga problemet e saj kryesore edhe pas dy vitesh.

MARKETING

Shik.mk

Amar Mecinoviq, deputet i Levicës

“Pika e parë për të cilën duhet të flasim është dobësimi financiar i EMV-së. Derisa dy vite më parë borxhet e prodhuesit shtetëror arritën në 156.6 milionë euro, në tremujorin e dytë të vitit 2026 ato arritën në 173.9 milionë euro – një rritje prej 17 milionë eurosh. Përveç kësaj, në distribuim EMV ka borxh 35.6 milionë euro. Është e qartë se nuk keni pasur kurrë qëllim ta konsolidoni EMV-në. Për shkak se EMV-ja, VMRO-DPMNE, si të gjitha qeveritë e mëparshme, e trajtojnë atë si një pus pa fund për pasurimin e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre”

Sipas deputetit Fatmir Bytyqit, hapsirën që e lënë reformat e pa realizuara, barrierat e tregut dhe pasiviteti institucional ngrihet dyshimi se në energjinë e Maqedonisë krijohet model i veçantë tarifor.

Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së

“Zero euro për ata që e prodhojnë energjinë elektrike dhe përfitime preferenciale për ata që kanë lidhje politike. Ekzistojnë informacione për raste gjatë orëve të prodhimit intensiv diellor, pronarëve të centraleve fotovoltaike, u ofrohet një riblerje me zero euro për megavat orë, derisa e njejta energji elektrike më tej shitet në tregjet e vendeve fqinje, me çmim prej 30 eurosh”.

Ministrja e Energjetikës, minierave dhe burimeve minerale, falenderoi deputetët për këtë interpelancë përmes të cilës tha se do të prezantoj edhe punën e tyre. Ndërsa ju përgjigj edhe akuzave për menaxhimin e sektorit energjetik, çmimin e energjisë elektrike dhe përdorimin e mineraleve.

Sinkron: Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës

“Politika energjisë, siguria e furnizimit, minierat dhe mineralet janë përgjegjësitë tona. Për EMV-në – ajo është një shoqëri aksionare dhe ministria nuk kryen prokurime, as nuk lidh kontrata tregtare. Për MEPSO-n, ka kufizime ligjore. KRRE ka një rol të përcaktuar qartë, është një organ i pavarur”.

Interpelanca kundër ministres Bozhinovska është dorëzuar nga deputetët e partisë Levica. Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING