BOTA NË FOKUS | Shqipëria në këmbë, “Rama duhet të ikë”

BOTA NË FOKUS | Shqipëria në këmbë, “Rama duhet të ikë”

Meqë protestat duket se kanë marrë rrugë pa kthim në Shqipëri deri në rrëzimin e kryeministrit Rama, si kërkesë e panegociueshme e studentëve, ky i fundit, pra Rama, në cdo paraqitje nuk harron të përmend akuzat se pas kësaj studentëve qëndrojnë Irani dhe Rusia, pa cka se ende nuk ka sjellë asnjë provë për pretendimet e tij.

MARKETING

Shik.mk

Ai vazhdon të deklarojë se nuk do të dorëhiqet dhe se do luftojë për të zmbrapsur vullnetin e studentëve, sic e ka dëshmuar për këto 8 ditë me dhunën e policisë së tij. A janë të vërteta pretendimet e Ramës për “një dorë të huaj” në protestë, dhe sa kanë bazë arsyet e pakënaqësisë së studentëve?

Krijimi i një narrativi për një ose më shumë armiq të jashtëm, ka qenë strategji e diktatorit Enver Hoxha i cili ka sunduar me grusht të hekurt për gati 41 vjetë. Të njejtën strategji po e përdor edhe Rama sot, kryetari i partisë pasardhëse të Enver Hoxhës.

E vërteta është se në Shqipërinë e Edi Ramës, burimet ndërkombëtare dokumentojnë probleme serioze me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe korrupsionin në 13 vitet e fundi. Tani shtrohet pyetja logjike, nga kush po rrezikohet qytetari i Shqipërisë, nga regjimi i brendshëm apo nga “armiqtë e jashtëm”? Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING