Turqia përshëndet vendimin e parlamentit libian lidhur me marrëveshjen detare
Ministria e Jashtme e Turqisë mirëpriti të martën vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të Libisë lidhur me memorandumin e mirëkuptimit për delimitimin e zonave të juridiksionit detar mes Turqisë dhe Libisë, transmeton Anadolu.
“Mirëpresim vendimin e miratuar sot (20 tetor) nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë lidhur me Memorandumin e Mirëkuptimit për Delimitimin e Zonave të Juridiksionit Detar mes Turqisë dhe Libisë, i cili është në fuqi që nga viti 2019”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Ministria theksoi se memorandumi, i bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe barazisë, mbron të drejtat dhe interesat e ndërsjella të të dy vendeve dhe forcon më tej bashkëpunimin mes tyre.
Turqia do të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët për të nxitur besimin, stabilitetin dhe paqen në pellgun e Mesdheut, në përputhje me angazhimin e saj për respektimin e së drejtës ndërkombëtare, thuhet më tej në deklaratë.

