(VIDEO) Aksion i madh policor në Shkup dhe Tetovë, arrestohen 19 persona

(VIDEO) Aksion i madh policor në Shkup dhe Tetovë, arrestohen 19 persona

Më 2 dhe 3 tetor, në lokacione të ndryshme në Shkup, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup kanë privuar nga liria 17 persona, të moshave nga 20 deri në 48 vjeç. Shumica e të arrestuarve janë nga kryeqyteti, por ka edhe nga Kriva Pallanka, Kumanova dhe Kërçova.

MARKETING

Shik.mk

Sipas policisë, gjatë kontrolleve tek personat e ndaluar janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, substanca pluhuri me ngjyrë kafe dhe të bardhë, substancë e bardhë në formë kokrrizash, metadon dhe tableta.

Aksioni ka vazhduar edhe në Tetovë. Më 2 tetor, rreth orës 23:35, në rrugën “Ljubotenska”, policia ka privuar nga liria një 20-vjeçar nga fshati Nerasht. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një qese me substancë pluhuri të bardhë.

Vetëm pesë minuta më vonë, në fshatin Pallaticë, policia ka arrestuar edhe dy persona, 22 dhe 24 vjeç, të cilët po udhëtonin me një automjet “BMË”. Gjatë kontrollit tek ta është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Të gjithë personat janë arrestuar në përputhje me procedurat ligjore. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzime përkatëse pranë organeve kompetente. /SHENJA/

 

MARKETING