(VIDEO) Komisarja e KE-së i hap dyert e Sofjes për qeveritarët e Shkupit

(VIDEO) Komisarja e KE-së i hap dyert e Sofjes për qeveritarët e Shkupit

 

MARKETING

Shik.mk

Javën e ardhëshme RMV dhe Bullgaria pritet të zhvillojnë takim me qëllim të debllokimit të procesit euro-integrues, kështu kanë bërë të ditur kryetarja e komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm në Shkup. Von Der Leyen ka deklaruar se nga ky takim pritet të ndërmerret një hap i ri për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të RMV-së.

URSULA VON DER LEYEN, KRYETARE E KOMISIONIT EVROPIAN

“U dakorduam që javën e ardhshme të ndërmarrim një hap të parë të ri dhe të përpiqemi ta zhbllokojmë procesin, duke e kthyer atë në një proces konkret. Kjo është pjesa më e rëndësishme. Pikërisht në momentin kur ta zhbllokojmë situatën këtu, mendimi im personal është se mund të ecim shumë shpejt me Maqedoninë e Veriut, sepse tashmë po punojmë intensivisht për reformat që janë të nevojshme. Por, ende ka punë për tu bërë”.

E pyetur se përse Maqedonia e Veriut nuk është ndër 4 vendet që do të marrin udhërrëfyes me afate se si të arrijnë deri te anëtarësimi, ajo tha se vendi mund të përparojë shpejtë pasi të tejkalohet bllokada aktuale, pasi ka zbatuar mjaft reforma.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pas këshillave të marra nga komisionerja evropiane, për javën e ardhshme qeveria ka kërkuar takim me Bullgarinë me qëllim të vazhdimit të procesit euro integrues, takim ky të cilin njoftoi se do ta zhvillojë ministri i jashtëm Timço Mucunski i cili javën e ardhshme do ta vizitojë Sofjen për arsye të projekteve ekonomike.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Qëllimi ynë është ti kërkojmë nikoqirit një takim në nivel bilateral .Unë menjëherë kërkova që ministri të dërgojë një notë diplomatike dhe të kërkojë një termin për takim me homologen e tij, në mënyrë që ta fillojmë procesin dhe ta lëvizim më tej. Qëndrimi ynë si shtet është i qartë dhe mbetet i pandryshuar. Ne duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe po punojmë me përkushtim për ta arritur këtë qëllim”.

Në takimin me kryetaren e Komisionit Evropian, u diskutuan reformat, dinamika e procesit të anëtarësimit dhe sfidat që prej vitesh e rëndojnë rrugën evropiane të vendit. Kryeministri iu referua në veçanti marrëdhënieve me fqinjin lindor, duke theksuar se çështjet e kontestuara duhet të zgjidhen përmes dialogut, vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellë. Sipas tij, BE-ja duhet të ndihmojë në krijimin e kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme. Komisionerja Evropiane Ursula Von Der Leyen iu gjatë fjalimit të saj tha se Maqedonia e Veriut i përket BE-së, dhe se do ta mirëpresin me identitetin dhe gjuhën e saj.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING