BOTA NË FOKUS | Historia e NAFTËS: Para, luftë dhe pushtet
Edhe në shtetet e vogla si ne, çmimi i naftës ka tronditur ekonomitë dhe ka vështirësur jetën. Kriza ndjehet gjithandej, nga transporti deri te produktet ushqimore dhe nevojat tjera bazike. Imagjinoni çfarë i bën kjo vendeve industriale dhe ekonomisë botërore!
A e dini se gjatë 50–60 viteve të fundit nafta ka qenë një nga mekanizmat kryesorë përmes të cilit lufta, fuqia ekonomike, politika e jashtme dhe pasuria shtetërore janë lidhur me njëra-tjetrën.
Në Lindjen e Mesme, Kaukaz dhe rajone të tjera të pasura me hidrokarbure, interesat rreth naftës janë ndërthurur historikisht me luftërat, ndërhyrjet e fuqive të mëdha dhe ndryshimet e regjimeve. Krizat energjetike, embargoja e naftës e vitit 1973 dhe luftërat në Gjirin Persik treguan se nafta mund të përdoret jo vetëm si mall ekonomik, por edhe si instrument politik dhe strategjik.
Prandaj, historia e naftës është edhe histori e luftës për fuqinë: kush kontrollon energjinë, kontrollon një pjesë të rëndësishme të ekonomisë, industrisë dhe kapacitetit ushtarak të botës. Dhe ndërsa rendi ndërkombëtar po ndryshon, gara për burimet energjetike vazhdon të jetë një nga faktorët që përcaktojnë marrëdhëniet mes fuqive të mëdha dhe shteteve prodhuese. Avdi Bakiju /SHENJA/

