(VIDEO) Pesë vjet nga tragjedia në Tetovë ku u dogjën 14 persona
8 shtatori…Derisa po përfundonin festimet për shënimin e pavarsisë së Republikës, rreth orës 21:00 Tetovën e goditi një tragjedi, e pa përjetuar dhe e padëgjuar ndonjëherë deri atë kohë. Një spital që duhej të shëronte pacientë që po luftonin për jetën ga virusi Covid-19, mori flakë dhe u dogj bashkë me pacientët.
Mjaftuan vetëm disa minuta që zjarri të shkrumbonte gjithçka. Bërtima, njerëz që donin të ndihmonin, flakë, erë e rëndë, errësirë, frikë e rënkim, gjithëçka shkonte e bëhej më e trishtueshme. Fatkeqësisht, zjarri mori me vete 14 persona.
Atmosferë: Spitali i rrethuar me shirit, policia
Në vendin e ngjarjes, që menjëherë ishte kufizuar nga organet e rendit, kishin mbërritur familjarë të pacientëve që ishin brenda e që tentonin t’i shpëtonin, qytetarë të tjerë të shqetësuar për atë që po shihnin përmes rrjeteve sociale, media të shumta që raportonin, por më vonë edhe funksionarë shtetëror. Për të gjithë ishte diçka e pa parë më herët, e pa qartë dhe shumë e dhimbshme.
Të nesërmen u konfirmuan se ishin gjithsej 14 viktima, tetë femra dhe 7 meshkuj, apo 12 pacientë dhe 2 familjarë të pacientëve të cilët kishin qenë në spital për t’i ndihmuar, të moshës prej 29 deri në 78-vje
Pesë vjet pas tragjedisë që mori jetën e 14 personave në Spitalin Modular të Tetovës, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigje për përgjegjësinë lidhur me shkaqet e zjarrit.Pati një proces gjyqësor i cili nuk ishte për shkaqet e zjarrit. E faji mbeti te kablloja. Ndërkohë pati dy procese gjyqësore por jo për shkaqet e zjarrit. Dy ish-drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi janë dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për mosvendosjen e pajisjeve kundër zjarrit, por jo për shkaktimin e zjarrit. Spitali i Tetovës u dënua me 1 milion denarë, ndërsa mjeku Boban Vuçevski u lirua nga aktakuza. Ndërsa nuk pati përgjegjësi nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Venko Filipçe që dha lejen e ndërtimit të spitaleve modulare dhe as nga Koço Angjushev, që mbante funksion qeveritar, e njëkohësisht ishte kompania e tij që ndërtoi spitalet modulare.
Emine Ismaili /SHENJA/

