(VIDEO) Të ardhurat nga jashtë vendit, DAP po kontrollon disa raporte të të ardhurave të vitit 2021

(VIDEO) Të ardhurat nga jashtë vendit, DAP po kontrollon disa raporte të të ardhurave të vitit 2021

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka njoftuar qytetarët se gjatë periudhës së fundit ka filluar kontrollin e të dhënave të siguruara nga bankat për të ardhurat e qytetarëve nga jashtë vendit, të realizuara gjatë vitit 2021. DAP ka theksuar se personave fizikë për të cilët kishte të dhëna se kanë realizuar të ardhura nga jashtë gjatë këtij viti, sic thonë ata, u janë dërguar njoftime individuale, me thirrje që brenda një afati të caktuar t’i përmbushin detyrimet tatimore ligjore.

MARKETING

Shik.mk

Nga DAP bëjnë të ditur se, nëse detyrimet nuk përmbushen vullnetarisht, do të ndërmarrin masa në kuadër të kompetencave ligjore për përcaktimin e tatimit. Ata sqarojnë gjithashtu se jo çdo e ardhur e realizuar nga jashtë vendit i nënshtrohet tatimit në Maqedoni. Detyrimi për deklarimin e të ardhurave vlen për personat fizikë që kanë realizuar të ardhura nga jashtë, të cilat tatimohen në përputhje me Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale.

DREJTORIA E TË ARDHURAVE PUBLIKE

“Paratë e pranuara nga jashtë si dhurata, ndihmë familjare, hua ose transferta përmes shërbimeve si Western Union, Ria, MoneyGram dhe platformave të ngjashme, nuk konsiderohen automatikisht të ardhura të tatueshme vetëm për faktin se janë pranuar nga jashtë vendit. Trajtimi tatimor varet nga arsyeja reale e transferimit dhe nëse bëhet fjalë për të ardhura që tatimohen sipas dispozitave ligjore. Prandaj, kur është e nevojshme, personat fizikë duhet të kenë dëshmi për arsyen e pranimit të parave”.

Drejtoria e të Ardhurave Publike u bën thirrje qytetarëve që kanë pranuar para nga jashtë të kontrollojnë detyrimet tatimore dhe, kur është e nevojshme, të dorëzojnë deklaratën elektronike dhe të paguajnë tatimin përkatës, për të shmangur gjobat dhe procedurat ligjore.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING