(VIDEO) Protestë masive e studentëve në Tiranë , protestë të ndarë bëri PD-ja
Në Tiranë, protesta e sotme nisi nga ana deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD-së dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga kryeministri Edi Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente përreth zjarrit.
Protestuesit ndërkohë i kanë drejtuar koshat e djegur në drejtim të forcave të policisë, të cilët i janë kundërpërgjigjur me ujë me presion e me gas lotsjellës.
Pas kësaj ka reaguar kryeministri Rama, i cili e ka cilësuar PD-në si “mëma e dhunës” “Pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban”, ka shkruar Rama.
Edhe më herët gjatë ditës, kreu i Qeverisë ka mbajtur një konferencë për gazetarë, ku ka deklaruar se sipas tij, askush nuk mund ta gjunjëzojë shtetin.
EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË
“Kush mendon se gjunjëzon shtetin, bën kalkulimin e gabuar. Kush fshihet pas masës së studentit, mund të sjellë këtu terrorin urban të ANTIFA-s dhe të bëjë këtu punën e atyre që e duan Shqipërinë nga ana fetare dhe e mirëkuptimit, duhet ta ketë të qartë: s’do t’ia dalë, por do të paguajë. Që nga penalja për ushtrim të dhunës deri te fatura financiare”
Dita e sotshme e protestës është shënuar me organizimin e dy protestave, me PD-në që e nisi dhe pastaj ishin studentët që cilët e bënë masive protestën ku po kërkohet largimi pa kushte nga pushteti i kryeministrit Edi Rama. /SHENJA/

