Shasivari priti në takim pune drejtoreshën e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, Irina Trajkoska Strezoski

Shasivari priti në takim pune drejtoreshën e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, Irina Trajkoska Strezoski

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari realizoi takim pune me drejtoreshën e Akadmeisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, Irina Trajkoska Strezoski, ku u diskutua për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Akademia, si dhe për Ligjin e ri për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, i cili është në procedurë qeveritare, informojnë nga Ministria dikasteriale.

MARKETING

Description of image

Me zgjidhjen e propozuar ligjore do të krijohen kushte për funksionimin e papenguar të Akademisë, përfshirë tejkalimin e ngecjes së deritanishme dhe vazhdimin e procesit të pranimit dhe trajnimit të gjeneratës së re të dëgjuesve të Akademisë.

“Ligji i propozuar parasheh avancimin e kornizës normative për funksionimin e Akademisë, me qëllim zbatimin më efikas të procedurave për pranimin, trajnimin dhe përgatitjen praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë të ardhshëm, si dhe sigurimin e vazhdimësisë në zbatimin e programeve të trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm”, thuhet në kumtesë.

Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua kushteve hapësinore dhe teknike për punën e Akademisë, si dhe nevojës për forcimin e kapaciteteve të saj, duke pasur parasysh vëllimin e aktiviteteve që vijojnë.

Ministria e Drejtësisë dhe Akademia vazhdojnë punën e përbashkët për avancimin e cilësisë së trajnimeve dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë.

MARKETING