Moti sot me vranësira, intervale me diell dhe erë të fortë përgjatë Vardarit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme, të shoqëruara me intervale me diell. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Temperatura minimale do të jetë rreth 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 14 gradë Celsius.

