BOTA NË FOKUS | “Shteti Bektashi” po bëhet në prapaskenë?!
Shqipëria nën regjimin Rama është shndërruar në një laborator të madh eksperimanetal ku axhendat e huaja po marrin tashmë një trajtë të rrezikshme konkrete. Sikur nuk mjaftonte shitja e ishujve dhe e tokës shqiptare strukturave sioniste, e sikur regjimit Rama nuk i mjaftoi revolta popullore, ata po riaktualizojnë sërish, pas dy vitesh, idenë e shtetit bektashi në mes të Tiranës.
Raportimet më të fundit nga media franceze e inteligjencës, Intelligence Online, konfirmojnë se përgatitjet për krijimin e të ashtuquajturit “Shtet Sovran i Urdhrit Bektashi” po intensifikohen në prapaskenë. Artikulli në fjalë konfirmon se qeveria po i vazhdon përgatitjet në fshehtësi të plotë nga syri i publikut shqiptar.
Profesorë, ekspertë dhe intelektualë shqiptarë, kanë tërhequr vërejtjen se ky eksperiment, fillimisht antikushtetues dhe skajshmërisht i rrezikshëm që cenon ekuilibrin fetar të ndërtuar ndër shekujsh mes shqiptarëve.
Krijimi i një enklave sovrane prej 11 hektarësh në zemër të Tiranës bie ndesh drejtpërdrejt me Nenin 1, Pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili përcakton qartë se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”. Sipas medias franceze, drejtuesit bektashinj po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një monedhe të re, e cila do të quhej “bek” dhe mund të indeksohej me çmimin e arit. Gjithashtu parashikohet lëshimi i pasaportave nga autoritetet e ardhshme bektashiane.
Lideri shpirtëror i Urdhrit, Baba Mondi, vijon të presë delegacione të huaja në selinë botërore të bektashinjve në Tiranë. Sipas Intelligence Online, mes tyre ka pasur edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Izraelit. Në këtë mënyrë, sipas Intelligence Online, projekti i shtetit bektashi nuk po kufizohet vetëm te krijimi i një statusi të veçantë territorial në Tiranë, por po shoqërohet edhe me përgatitjen e strukturave të tij simbolike, diplomatike dhe të përfaqësimit ndërkombëtar.
Ideja për një shtet fetar në mes të Tiranës, për herë të parë u publikua nga prestigjiozja The New York Times në shtator të vitit 2024, dhe që atëherë ende një pyetje nuk ka marrë përgjigje: Kush po ndezë shkëndijën e përçarjes mes shqiptarëve? Avdi Bakiju /SHENJA/

