Logos-A boton librin “E ardhmja e fesë” të mendimtarit turk, Ali Köse
Sh.B. “Logos-A” para lexuesve shqiptar, ka sjellur në dritën e botimit librin “E ardhmja e fesë”, të mendimtarit turk, Ali Köse.
Ky libër ofron një pasqyrë të sfidave bashkëkohore, duke ballafaquar hipotezën e shkencizmit – e cila pretendon se njeriu i mileniumit të tretë do t’i kthehet vetes dhe rendit antropocentrik duke e bërë fenë të panevojshme – me realitetin ku besimi fetar mbetet aktiv, ndonëse po pëson një transformim rrënjësor drejt privatizimit apo personalizimit.
Fryma e kohës tregon se fetë janë në pozicion mbrojtës përballë njeriut të Revolucionit të Dytë Kognitiv që synon të bëhet “Homo Deus”.
Libri në fjalë iu shërben sociologëve, studiuesve të religjionit, teologëve dhe të gjithë atyre që duan të njihen me temën në fjalë.
Frymëzimi vazhdon…

