BOTA NË FOKUS | Judaizmi, Sionizmi dhe anti-semitizmi
Kur flitet për Lindjen e Mesme dhe debatin rreth Izraelit e Palestinës, shpesh dëgjojmë terma si Hebraizëm, Sionizëm dhe Antisemitizëm. Megjithatë, këto koncepte shpesh ngatërrohen mes tyre, edhe pse kanë kuptime krejtësisht të ndryshme.
Hebraizmi, i njohur edhe si Judaizëm, është feja dhe tradita historike e popullit hebre. Ai përfshin besime fetare, kulturë, zakone dhe një histori mijëravjeçare. Për shumë njerëz, të qenit hebre nuk lidhet vetëm me fenë, por edhe me identitetin kulturor dhe etnik. Hebraizmi nuk është një ideologji politike dhe nuk përfaqëson automatikisht një qëndrim të caktuar politik. Prandaj, shumica e hebrenjëve fetarë, janë anti-sionist, ku do që jetojnë ata, qoftë edhe brenda Izraelit.
Ndërkohë, Sionizmi është një lëvizje dhe ideologji politike që u shfaq në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, dhe deri sot ka arritur të shndërrohet në fe. Sionistët, në emër të Zotit kanë pushtuar tokat palestineze, kanë persekutuar banorët vendas, kanë bërë vr.asje pa dallim, duke shkaktuar madje një gje.nocid të pashembull si në Gaza që nga viti 2023.
Nga ana tjetër, Antisemitizmi nuk është fe dhe as ideologji politike. Ai është paragjykim, diskriminim ose urrejtje ndaj popujve semit, ku nuk bëjnë pjesë vetëm hebrenjtë por edhe arabët dhe shumë grupe të tjera etnike të Lindjes së Mesme, ndërsa Sionizmi ka arritur ta monopolizojë këtë term dhe ta kthejë si armë kundër të gjithëve që kritikojnë veprimet e tyre gjenocidale.
Po ashtu, është e rëndësishme të kuptohet se jo të gjithë hebrenjtë janë zionistë dhe jo të gjithë zionistët janë hebrenj. Ekzistojnë hebrenj që mbështesin Sionizmin dhe të tjerë që e kundërshtojnë atë. Avdi Bakiju /SHENJA/

