(VIDEO) Durmishi: Kompanitë të shfrytëzojnë mbështetjen financiare
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka realizuar një vizitë në disa kompani në Shkup ku bëri të ditur se do të sheh investimet të cilat i kanë bërë kompanitë dhe përkrahjen të cilën e kanë marrë nga Ligji për Përkrahje Financiare të investitorëve. Durmishi poashtu u bëri apel të gjithë kompanive të cilët merren me prodhimtari që të aplikojnë tek Ministria e Ekonomisë dhe Punës sepse afati i fundit është deri më 15 qershor, me çka siç tha Durmishi që të munden të marrin përkrahje financiare.
SINKRON: BESAR DURMISHI-MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS
“Çka ofron konkretisht ky ligj apo kjo mbështetje, ka të bëjë me të gjithë kompanitë prodhuese të cilat mundet që të rrisin kapacitetin prodhues të cilët mund të aplikojnë për rritjen e numrit të punëtorëve për hulumtim dhe zhvillim për teknologji të reja e kështu me rradhë”.
Durmishi gjithashtu theksoi se rregulli apo kushti kryesor është që të gjitha kompanitë në vend të kenë minimumin 100,000 euro investim të lartë, ku sipas tij të jenë më konkurues në tregun e punës vendor, në tregun e brendshëm po ashtu edhe në tregun e jashtëm./SHENJA/

