(VIDEO) Tregjet plot, qytetarët po përgaditen për festën e Kurban Bajramit

(VIDEO) Tregjet plot, qytetarët po përgaditen për festën e Kurban Bajramit

Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, qytetarët kanë filluar përgatitjet tradicionale që shoqërojnë këtë ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë. Në tregje dhe dyqane vërehet një gjallërim i shtuar, ku kërkesa për produkte ushqimore dhe ëmbëlsira festive, si bakllavaja, është në rritje. Por krahas atmosferës festive, qytetarët përballen edhe me çmime të ndryshuara të produkteve, ndërsa shumë prej tyre po planifikojnë nëse do të therrin kurban këtë vit. Ne ishim në terren për të parë nga afër se si po përgatiten qytetarët dhe shitësit për Kurban Bajramin dhe se çfarë atmosfere mbizotëron në prag të festës.

Qytetar, shitës

“Interesim ka më shumë tek arrat, edhe tek bonbonat, çokollatat, po harxhohen momentalisht më mirë është si kundër tjera dit, më mirë është. Arrat vjet i kemi pasur 450 denarë ja çmimi përsëri i ke 450 denarë i njëjti çmim është si vjet si sivjet. Po qytetarët normal, ankesa ka, se gjërat e tjera janë më shtrejtë, jo matura, ka harxhime më shumë, tash dy tre festa kanë ardhur përmenjëherë aty është problemi, por përsëri ka interesim harxhohen. Normal me bakllavë, me mysafir, me tana të mirat si krejt edhe ne. Kuptimi është shumë i madh kush e kupton. Duhet me shku me hecë, me bo izaret familjen, e jo vetëm për një ditë. Tash duhet pak më mirë me e vazhdu traditën”.

Qytetar

“Shumë mirë mezi se e presim. Jo jo nuk i kemi renet për kurban, nuk janë edhe shumë shtrenjtë por neve nuk po na e qet me rrogë të vogël. Po takimet me familjarët, tek vllaznia, tek minxhallarët e kështu. Nuk mungon mishi, patjetër mishi është. Ëmbëlsira bakllava e ka vendin e parë. Dashuri, më të mira tana. Po kemi blerë, nësë jo për fëmijët për kë”.

Qytetar

“po, kismet, nuk është i shtrenjtë, mundet edhe me lirë por mirë është. Traditat fetare edhe kombëtare. Krejt, azgjë nuk mungon, krejt janë tradicionale me bakllavë e me krejt”.

Ndërkohë, një shitës ka folur për rritjen e çmimeve. Ai ka thënë se rritja e çmimeve në përgjithësi i ka detyrur që të rrisin edhe ata çmimet e produkteve elementare.

Qytetar, shitës

“Po për festën e bajramit tash marrin bakllavë, kadaif, arra për festat më shumë shkojnë këto, bakllava ka më shumë interesim për bajram,ka interesim më shum se sa ditëve të tjera. Mirë e presim me punë me festë. Po ka dallim te çmimet, janë rrit pak nuk janë si më parë, çdo artikull ka hyp edhe ne e kemi hyp çmimin. Po kanë ankesa, kanë mungesa të rrogave. Po bakllavën, kadaifin ajo është tradita e bajramit, si mos të ketë bakllavë nuk ka bajram”.

Qytetar

“Mir, si zakonisht mirë është, mesiguri po, në krahasim me vitet e tjera mirë është, prapë mirë është. Si zakonisht që i kan bë edhe ne i bëjmë, si të parët e tonë edhe ne. Po zbesoj që mungon dicka krejt janë si zakonisht, në përgjithësi të gjitha nga pak. Po normal, normal, si zakonisht si zakonisht krejt traditat tona që janë shqipëtare, krejt ato. Po në atë kuptimin e plotë dihet fetar, me rrëndësi është inshaallah çka është më mirë në këtë vit edhe për në kurban bajram po edhe çdoher të jemi mirë”.

Ndërsajanë duke u përmbyllur blerjet për Kurban Bajram, tregjet vazhdojnë të jenë të mbushura me lëvizje dhe gjallëri. Atmosfera e festës po ndihet gjithnjë e më shumë në çdo cep të qytetit, në pritje të ditës së Kurban Bajramit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING