Ahmeti nga Bërvenica: Ky vend dhe atdhe është i shqiptarëve autoktonë – nuk është as i Hristijanit e as i Cërvenkovskit!

Ahmeti nga Bërvenica: Ky vend dhe atdhe është i shqiptarëve autoktonë – nuk është as i Hristijanit e as i Cërvenkovskit!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas fitores në Bërvenicë tha se sonte e gjithë vëmendje se shqiptarëve ka qenë në Bërvenicë, aty ku sipas tij, 65% e banorëve janë shqiptarë dhe atyre ju takon të kenë kryetarin e komunës shqiptar.
“Sonte u përcaktuan drejtë për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e komunës. Do të doja të uroj, shefin e shtabit gjithë shefat e shtabave në 24 vendvotime, që kanë punuar në përkushtim për dinjitet dhe për të ardhmen. Arkini sot është përfaqësues i të gjithë qytetarëve të komunës. Arkini nga nesër i përvesh krahët e supet bashkë me bashkëpunëtor që të përparojë, të realizojë programe e premtime që ka dhënë përpara votuesve”, tha Ahmeti, raporton SHENJA.
Ahmeti mes tjerash tha se “Maqedonia nuk është as e Kristianit as e Branko Cërvenkovskit, Maqedonia është vend i shqiptarëve, autoktonë që historikisht jetojnë në tokat e veta pa i ra në qafë askujt”.

MARKETING