Darko Kostoski i reagon Zijadin Selës për “Buteli e ka radhën”: Me matematikën jeni shumë dobët!
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostoski, i është përgjigjur deklaratës së Ziadin Selës se pas fitores në Bërvenicë, është radha për fitore edhe në Butel.
“Ziadin Sela ka shkruar se Buteli është i radhës.
Po, i radhës për një nokaut edhe më të rëndë, nga i cili do t’ju ushtojnë veshët për gjashtë muaj!
Buteli nuk është pre dhe as nuk ka vend për banditë që sillen rrugëve dhe çdo hapësirë të gjelbër e shohin si mundësi për të ndërtuar një ndërtesë të re. Ajo periudhë ka përfunduar.
Shantazhet dhe kërcënimet nuk kalojnë te qytetarët e Butelit, këtë e kanë dëshmuar.
Në Butel nuk do të kthehet mërgata që ju e dëbuat nga shtëpitë e tyre, ju politikanët dhe “liderët” e përhershëm, vetëm që t’ju votojë.
Sepse ata e mbajnë mend se kur u larguan nga shtëpitë e tyre, nuk kishin as ujë të pijshëm, as rrugë të asfaltuara, as kopshte për fëmijë, shkolla apo parqe.
Të cilat tani po i ndërtojmë.
Zhvillimi i shpejtë i Komunës së Butelit, sigurisht që nuk do të pengohet nga njerëz me mentalitet të shekullit XIX.
Dhe më e rëndësishmja, me matematikën jeni shumë dobët. Shumë!

