(VIDEO) Dhuna në shkolla, 250 euro dënim për prindërit e nxënësve të dhunshëm

(VIDEO) Dhuna në shkolla, 250 euro dënim për prindërit e nxënësve të dhunshëm

Çdo prind i një fëmije që sillet dhunshëm në shkollë do të gjobitet me 250 euro, edhe nëse ai prind nuk dëshiron të bashkëpunojë me shkollën ose institucionet e tjera. Këtë e konfirmoi sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, nga ku prej kohësh veçse kishte paralajmëruar për ndryshime në Ligjin për Arsimin Fillor, i cili do të parashikonte një gjobë për fëmijët që janë të dhunshëm në shkollë, të cilën prindi do të duhet ta paguajë. Ajo tha se Sekretari Shtetëror është në kontakt të vazhdueshëm me deputetët dhe se tashmë janë në Parlament, për t’i finalizuar ato propozime.

Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

Sekretari Shtetëror është në kontakt të vazhdueshëm me deputetët dhe mendoj se në këtë moment ata janë në Parlament, për t’i finalizuar ato propozime dhe ai vendim është marrë tashmë, ato ndryshime do të bëhen dhe gjoba prej 250 eurosh mbetet për çdo akt të dhunshëm të kryer nga fëmija që duhet të ndëshkohet nga prindi, por edhe, gjë që është shumë e rëndësishme, e përsëris, kur prindi refuzon të bashkëpunojë me shkollën dhe institucionet e tjera”.

Kjo masë vjen si pasojë e rasteve të shumta të dhunës në shkolla, nga ku kujtojmë se më 12.05.2026 një 15-vjeçar nga Shkupi u arrestua pasi dyshohej se kishte sulmuar me mjet të mprehtë një bashkëmoshatar të tij brenda një shkolle fillore në komunën e Gazi Babës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Janevska theksoi rikthimin e mësuesve në kujdestari në shkolla sipas nevojës, dhe gjithashtu tha se do të kërkojë dhe këmbëngulë që psikologët shkollorë të licencohen, të formojnë ekipe ekspertësh dhe të punojnë me fëmijët, prindërit dhe mësuesit në lidhje me problemin.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING