Mesazh nga qelia e burgut të Shejh Rashid El- Gannushit në përvjetorin e tretë të arrestimit të tij

Mesazh nga qelia e burgut të Shejh Rashid  El- Gannushit në përvjetorin e tretë të arrestimit të tij

Mesazh nga qelia e burgut të Shejh Rashid El- Gannushit në përvjetorin e tretë të arrestimit të tij

Falënderimi i takon Allahut.

Ky përvjetor kaloi pa e vërejtur fare, megjithatë mbetem i bindur se rruga që kemi zgjedhur është e duhura, dhe realiteti e dëshmon këtë. Zhvillimet në vend dhe në botë tregojnë se diktatura dhe sundimi autokratik nuk ofrojnë asnjë shpresë për ta shpëtuar kombin tonë nga problemet e saj. Diktatura dhe sundimi autokratik mbeten një sëmundje, jo një shërim. Prandaj, vendosmëria jonë nuk është lëkundur asnjëherë dhe nuk kemi hequr dorë nga bindja jonë se zgjedhja e 25 korrikut ishte e gabuar, pa qëllim dhe se Tunizia ishte në një drejtim të gabuar.

Sot është vërtetuar e vërteta e asaj që thashnjë natë më 25 korrik 2021, përballë një parlamenti të bllokuar nga një tank, si dhe ajo që thash në natën e 17 prillit 2023, para arrestimit tim: se Tunizia po shtyhet drejt një rruge shkatërrimi: drejt një sundim autokratik që përjashton të gjithë ata që nuk pajtohen, një përjashtim që nuk i ka sjellë asnjë të mirë vendit.

Para tre vitesh, fjalimi im në Frontin e Shpëtimit Kombëtar ishte fjalimi i një njeriu thellësisht të shqetësuar për vendin e tij, i frikësuar për atdheun e tij. Frika dhe shqetësimi im buronin nga rreziku i kthimit pas nga një revolucion i bekuar që kishte frymëzuar botën. Thashë se përplasjet civile janë alternativa e mungesës së diversitetit, dialogut dhe pranimit të dallimeve, dhe se dëgjimi i të tjerëve është garancia për bashkëjetesë paqësore. Fjalët e mia këshilluese dhe paralajmëruese u shndërruan në një “komplot” që përfundoi me një proces gjyqësor ku drejtësia u manipulua, dhe një numër miqsh, ku edhe disa pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin, u burgosën. U shtuan emra në listën e të akuzuarve edhe pse nuk ishin të pranishëm në atë tubim dhe ishin të ndarë edhe ideologjiksht. Asnjë njeri i arsyeshëm nuk mund ta imagjinojë se ky grup i larmishëm njerëzish ishte i aftë të përmbyste një qeveri. Kjo është pra banalizimi i politikës, nënvlerësim i inteligjencës së njerëzve dhe përbuzje ndaj arsyes së tyre të përbashkët.

Pas tre vitesh, çfarë ka fituar Tunizia nga ky grusht shtet?, asgjë më shumë përveç se krizë mbi krizë, tensione të vazhdueshme në çdo nivel dhe margjinalizim të shqetësimeve dhe problemeve të qytetarëve?

Vendi ka nevojë për një dialog gjithëpërfshirës, që nuk lë askënd jashtë, për të arritur një konsensus dhe për të zhvilluar një qasje kombëtare ndaj problemeve të Tunizisë dhe sfidave me të cilat përballet. Ideja e një shteti të drejtësisë sociale mund të ekzistojë vetëm së bashku me aleatin e saj politik: demokracinë, sepse nocioni i drejtësisë si zëvendësim i lirisë është i gabuar. Po për një shtet të drejtësisë sociale, por nuk ka rrugë drejt tij pa mekanizmin e demokracisë. Nuk mund të kemi një shtet të varfër dhe demokratik.
Kapitalizmi i pakontrolluar është korrupsion moral, që sillet si Karuni në shërbim të Faraonit, dhe përfundimi i saj është vetëm përçarja dhe tirania. “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh”, siç thotë edhe Faraoni. Prandaj, vënia e vlerave kundër njëra-tjetrës, siç është përplasja e demokracisë me drejtësinë, është e gabuar, mashtruese dhe ushqen konfliktin.

E ardhmja duhet të ndërtohet mbi partneritet, jo mbi përjashtimin e mendimeve ndryshe. E vetmja rrugë përpara është dialogu dhe gjetja e pikave të përbashkëta. Ky vend nuk është trashëgimi personale e askujt; ai i përket popullit. Nuk ka asnjë justifikim për përjashtim të ndërsjellë, duke ndjekur rrugën e banorëve të Ferrit, siç përshkruhet në Kuran, ku çdo grup i ri mallkon atë që e ka paraprirë; çdo i ardhur dënon ata që kanë qenë para tij.

Ne kemi qeverisur, ose kështu edhe duket apo kemi marrë pjesë në qeverisje. Mund të kemi bërë gabime, si të tjerët, por nuk kemi gabuar në çështjet thelbësore. Nuk kemi dëmtuar çështjen më të rëndësishme, që është liria dhe gjithçka që lidhet me të dhe atë që është e nevojshme për ta arritur dhe mbrojtur atë. Nuk kemi dërguar njerëz në litar, nuk kemi hapur burgje për ata që shprehin mendime ndryshe. Kemi dëgjuar të tjerët, kemi dialoguar me ata që nuk pajtoheshin me ne: nuk kemi kriminalizuar partitë politike; nuk kemi mbyllur selitë e shoqatave dhe organizatave dhe nuk kemi konfiskuar të drejtën për të ekzistuar.

Drejtësia ishte e lirë dhe e pavarur, duke gëzuar të gjitha garancitë e shtetit ligjor dhe standardet e funksionimit, me një Këshill të Lartë të pavarur dhe një prokurori që siguronte zbatimin e drejtë të ligjit dhe mbrojtjen e lirive. Nuk e dorëzuam atë kaq lirë, për të shkelur të drejtat e njerëzve.

Gabimet tona nuk janë fatale dhe Tunizia mbeti një simbol i lirisë, bashkëjetesës dhe demokracisë. Nuk u bë objekt dënimi nga organizatat ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut. Gazetat nuk u konfiskuan dhe askush nuk u dënua me vdekje për një postim në rrjetet sociale.

Procedurat ligjore kundër meje vazhdojnë të hapen nga prokuroria dhe dënimet vazhdojnë të jepen. Por sot, pas tre vitesh paraburgimi dhe një dënimi të akumuluar prej 76 vitesh që rritet çdo ditë, mbetem i bindur se prania ime në burgun e Mornaguia-s është thjesht një vendim politik. Gjithashtu mbetem i bindur se nuk ekzistojnë garanci ligjore, procedurale apo thelbësore që do të më detyronin të tërhiqja vendimin tim për të bojkotuar gjyqësorin dhe procesin e tij, si në hetim ashtu edhe në gjykim.

Falënderimet gjithë atyre që ende numërojnë ditët e paraburgimit tim, sepse unë kam kohë që kam ndalur së numëruari, derisa Zoti të vendosë atë që është caktuar.

Burgu i Mornaguia-s, 17 prill 2026 (që përkon me 29 Sheval 1447 H)

#LironiGannushin #Tunizia #LiriPërTëBurgosuritPolitikë

MARKETING