(VIDEO) Tarifat e ulëta shëndetësore për shtetasit e Kosovës mbetën vetëm fjalë
MARKETING
“Jam i lumtur t’ju njoftoj se vëllezërit tanë nga Kosova nuk do të paguajnë më shuma astronomike për shërbime shëndetësore në Shkup. Tarifat për shtetasit e Kosovës do të jenë të njëjta sikur ato për shtetasit e Republikës së RMV”
MARKETING
Kështu kishte deklaruar në 100 ditëshin e hyrjes së ASH-së në Qeverinë, LSDM-BDI, kreu i ASH-së në qershor të vitit 2023.
Për të njëjtën temë, aso kohe kishte folur edhe ish ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Veç se ka filluar të zbatohet në disa prej klinikave dhe në disa prej instutucioneve. Për vendimin unë vetëm drejtojë urdhëra nëpër klinika dhe në instutucione shëndetësore, ata me anë të këtyreve këshillave, drejtuesit duhet të bien vendim dhe të nivelizohet të gjitha çmimet”.
Për këto premtime, tre vite më vonë, TV Shenja e pyeti ministrin aktual të shëndetësisë, Azir Aliu, i cili tha se në ministrinë që ai drejton, e të cilën e ka drejtuar edhe Taravari po edhe Mexhiti nuk ka një dokument të tillë, për të cilin kanë folur paraardhësit e tij, tre vite më parë.
AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Pra, për këtë strategji, realisht unë nuk kam parë ndonjë dokument, por personalisht do të pyes në kabinet dhe më merni në telefon, e keni numrin tim dhe personalisht do të jap përgjigje”.
Ministri Aliu, tha se si Qeveri kanë përgatitur strategjinë për shëndetësi dhe njoftoi se për herë të parë janë duke përgatitur edhe strategjinë për transformim digjital të shëndetësisë që asnjëherë nuk është bërë në shtetin tonë.
Ndryshe, javë më parë TV Shenja raportoi se brenda vitit kalendarik, 2024/25 afro 2 mijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë marrë shërbime shëndetësore në spitalet shtetërore të vendit.
Mevludin Imeri /SHENJA/

