Qendra RACIO në përkrahje të protestave studentore: Zëri i të rinjve është zëri i ndryshimit!
MARKETING
Qendra për zhvillim edukativ dhe kulturor – RACIO, ka shprehur mbështetje për protestën studentore, duke theksuar se përkrahja e të rinjve është themeli mbi të cilin është ndërtuar vetë misioni i saj.
MARKETING
Nga kjo qendër theksojnë se çdo iniciativë që buron nga zëri dhe nevojat e të rinjve duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, pasi ata përfaqësojnë forcën kryesore të ndryshimit në shoqëri.
“Të rinjtë janë garancia e së ardhmes. Kur ata ngrejnë zërin, kjo nuk është thjesht një reagim, por një thirrje për reflektim dhe veprim nga institucionet,” thuhet në reagim.
Në këtë frymë, RACIO vlerëson angazhimin e studentëve si një akt të rëndësishëm qytetar dhe kërkon që kërkesat e tyre të dëgjohen dhe të respektohen.
Qendra RACIO rithekson se do të vazhdojë të qëndrojë pranë të rinjve, duke mbështetur aktivizmin, zhvillimin dhe rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe demokratike.



