Fatmir Limani në takimin me rininë e Kërçovës: Pa rininë s’ka të ardhme

Fatmir Limani në takimin me rininë e Kërçovës: Pa rininë s’ka të ardhme

MARKETING

Sot, në një takim me të rinjtë e Kërçovës, ministri Fatmir Limani theksoi se ky nuk ishte vetëm një përvjetor simbolik, por një moment reflektimi dhe vizioni për të ardhmen. Ai nënvizoi se tre vite bashkëpunimi me rininë përfaqësojnë një angazhim të vazhdueshëm për t’i dëgjuar, përfshirë dhe fuqizuar të rinjtë si bashkëkrijues të politikave.

MARKETING

Sample Image

“Pa rininë nuk ka të ardhme të qëndrueshme”, deklaroi Limani, duke shtuar se brezi i ri ka misionin të përcaktojë drejtimin e zhvillimit të vendit. Ai ngriti pyetjen thelbësore: jo nëse jemi mjaft të mëdhenj, por nëse jemi mjaftueshëm të mençur për të bërë më të mirën për vendin.

Limani theksoi se investimi në rini nuk është zgjedhje politike, por detyrim kombëtar, ndërsa besimi i tyre fitohet vetëm përmes veprave konkrete. Sipas tij, e ardhmja ndërtohet kur të rinjtë ndihen të dëgjuar dhe të vlerësuar si partnerë të barabartë.

Tutje Limani nuk i shmangu sfidat reale me të cilat përballen të rinjtë, si mungesa e perspektivës dhe emigrimi, duke theksuar nevojën për krijimin e mundësive konkrete në arsim dhe punësim.

“Dua të mbetem luftëtar i rinisë dhe bashkë me ta të ndërtojmë të ardhmen këtu, në vendin tonë”, u shpreh ai, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme dhe politika që do të krijojnë hapësira për zhvillim dhe qëndrueshmëri.

Në fund, mesazhi i tij ishte i qartë: një vend ku rinia zgjedh të qëndrojë ndërtohet vetëm duke i dhënë zë, mundësi dhe shpresë brezit të ri.

MARKETING