(VIDEO) Propozim ligji i ri për arsim të lart, Janevska: Do të shkurtohen plot drejtime, ose vetë ose me ligj

(VIDEO) Propozim ligji i ri për arsim të lart, Janevska: Do të shkurtohen plot drejtime, ose vetë ose me ligj

Ndryshimet ligjore për Arsim të Lartë, do të zvogëlojnë numrin e programeve studimore. Sipas ministres së Arsimit, Vesna Janevska, është e pa pranueshmë që në disa drejtime të ketë vetëm nga 2 ose 3 studentë. Prandaj, siç theksoi këto drejtime me pak studentë, do të vetëmbyllen, ose siç u shpreh ajo, do ta përdorin forcën e ligjit për t’i mbyllur. Ndërsa aktualisht nëpër universitet tha se ka mbi 1300 programe studimore.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit

Ne do të prezantojmë modularitetin, që do të thotë, për shembull, në Fakultetin e Drejtësisë, të gjithë studentët e diplomuar marrin një diplomë Bachelor në Drejtësi, kështu që dy vitet e para janë të njëjta për të gjithë, në dy vitet e dyta studenti orientohet dhe kjo vlen për të gjitha fakultetet e tjera”.

Kjo është vetëm një nga risitë që parasheh ligji i ri për Arsim të Lartë, i cili sipas ministres Janevska, parasheh më shumë cilësi, më shumë hulumtime dhe avantazhe për studentët më të mirë. Parashihet gjithashtu mënyrë e re e financimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit

Parashikohet një komponent zhvillimi dhe një komponent performance të jashtëzakonshme, pra më shumë para për ato universitete që do të bëjnë përpjekje për të përmbushur kritere të caktuara më të larta. Kjo, siç tha ministri, do të stimulojë konkurrencën, dhe konkurrenca sjell cilësi”.

Gjithahshtu bëri të njohur se studentët që studiojnë jashtë shtetit ose që janë shpallur si studentët më të mire, do të kenë përparësi punësimi nëpër universitete shtetërore.

Ligji për arsim të lartë dhe ligji për cilësinë e arsimit të lartë dhe shkencës, janë publikuar në formë elektronike në platformën ENER dhe ministrja tha se tani presin reagime dhe debate për këto ligje, me qëllim përmirësimin eventual të tyre.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING