Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Autori i të shtënave në Fort Hood do të ekzekutohet publikisht me pushkatim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Autori i të shtënave në Fort Hood do të ekzekutohet publikisht me pushkatim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se ish-majori i ushtrisë, i dënuar për të shtënat e vitit 2009 në Fort Hood, do të ekzekutohet publikisht me pushkatim më 3 dhjetor, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Hegseth tha se Nidal Hasan, i cili u dënua me vdekje për vrasjen e 13 personave dhe plagosjen e 32 të tjerëve, do të ekzekutohet nga ushtarë të armatosur me pushkë në Fort Hood të Teksasit.

“Është një vendim i qartë, ekzekutim me pushkatim. Një major i ushtrisë tradhton vendin e tij. Një islamist radikal vret një numër të madh amerikanësh në Fort Hood”, tha Hegseth në një intervistë për Real America’s Voice, kur u pyet për vendimin.

“Sigurisht që do ta bëjmë në Fort Hood. Do të ndodhë të enjten. Do ta bëjmë në orën 13:00, që është koha kur ai e kreu sulmin dhe do të jenë ushtarë me pushkë ata që do të kryejnë ekzekutimin me pushkatim”, tha ai.

Hegseth tha se ushtria amerikane nuk ka kryer një ekzekutim të tillë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Të hënën, Pentagoni njoftoi se presidenti Donald Trump kishte miratuar rekomandimin e sekretarit Hegseth për ekzekutimin e Hasanit me pushkatim, duke ia lënë sekretarit të ushtrisë përcaktimin e kohës dhe vendit.

Ushtria nuk kishte njoftuar më parë datën ose vendndodhjen e ekzekutimit.

Hasan, një ish-psikiatër i ushtrisë amerikane, hapi zjarr në Fort Hood më 5 nëntor të vitit 2009, duke vrarë 13 persona dhe plagosur 32 të tjerë.

Në vitin 2013, ai u shpall fajtor për 13 akuza për vrasje të paramenduar dhe 32 akuza për tentativë vrasjeje, si dhe u dënua me vdekje.

Që atëherë, ai mbahet në Fort Leavenworth, në shtetin e Kansasit.

MARKETING