(VIDEO) Policia e Kosovës arreston të dyshuarin turk për vrasjen në Shkup
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit, thonë nga Policia e Kosovës. Ndërkaq me urdhër të prokurorit ata thonë se personi i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës
“Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit”.
Kujtojmë se, një 23 vjeçar shtetas turk ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë në Çarshinë e Shkupit gjatë mbrëmjes së vitit të ri. Duke njoftuar mbi rastin në fjalë, ministri i punëve të brendshme Pançe Toshkovski dje tha se personat janë therrur me thikë dhe se në ngjarje janë përfshirë numër më i madh i njerëzve dhe tha se për këtë vepër ka edhe të dyshuar i cili ndodheshte në arrati.
Anida Murati /SHENJA/

